24-11-2024

Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit pjesë e festivalit “AKTFEST” me shfaqjen “Kukulla”

Në këtë festival do të marrin pjesë shfaqje teatrale nga skenat shqiptare nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia, duke sjellë rolet më të spikatura në gjuhën shqipe. Festivali mbahet në Shkup, saktësisht në Teatrin Kombëtar Maqedonas (MNT) dhe në Teatrin e Komedisë.Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit pjesë e festivalit “AKTFEST” me shfaqjen “Kukulla”

“AKTFEST 2019”  është edicioni i parë i festivalit më të ri teatror, i cili i dedikohet aktorit dhe realizimit të rolit në gjuhën shqipe.

“Personazhi kryesor i shfaqjes, Marko, 39 vjeçar, ka gjashtë muaj që është ndarë nga e dashura e tij, Maria. Vetmia dhe mungesa e saj e shtyjnë Markon që të kërkojë një mënyrë tjetër për ta mposhtur vetminë. Një kompani e cila shet kukulla, shpërndan shtatë kukulla promo për njerëzit të cilët janë beqarë. Fituesit kanë të drejtë ta kenë kukullën për vete dhe të jetojnë me të për gjashtë muaj. Marko është një nga shtatë fituesit. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Marko nuk do të jetë më i vetëm!”, thuhet në njoftim.

Shfaqja jepet të dielën, në Teatrin Kombëtar Maqedonas (MNT) në Shkup./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.