19-05-2024

Bora zbardhi Prevallën

Mëngjesi i sotëm ka sjellë fjollat e borës në rajonin e Prizrenit.

Në një foto të dërguar nga një lexues i portalit “GazetaePrizrenit.net” shihet bora në Prevallë.

Reshjet e borës në viset malore janë paraparë edhe nga meteorogolët.

Sipas Prishtina Weather, pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje priten kthjellime dhe ftohtë.

Mëngjesi në Prizren është karakterizuar edhe me shi.

Pavarësisht reshjeve të borës, nuk raportohet për vështirësi në rrugën Prizren-Prevallë- Brezovicë. /Gazetae Prizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.