Temperaturat minimal do të luhaten nga 9 C deri në 13 C, e maksimalet nga 17C deri në 23C
Mbi rajonin tonë masat e ftohta ajrore që depërtuan nga veriu i kontinentit dhe fusha të presionit të ulët do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu.
Sot – mot kryesisht me vranësira. Gjatë mbrëmjes dhe natën kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu.
E martë e mërkurë – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe me reshje shiu.
E enjte – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë.