Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Temperaturat maksimale të dielën do të arrijnë deri 29 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat do të lëvizin ndërmjet 14 – 29 gr. /C.
Java tjetër parashihet të regjistroj vlera të maksimaleve mbi 30 gradë Celsius, por jo edhe të larta siç ishin në ketë javë që po e kalojmë.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14, ndërsa maksimalet ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë për shkak të kthjellimeve dhe vlerave të larta të maksimaleve, kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë ankesa nga sëmundjet e ndryshme kronike dhe kontakti direkt me diellin, nga ora 10-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. /GazetaePrizrenit.net