Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal të Prizrenit po karakterizohet me tensione mes zyrtarëve dhe kuvendarëve te opozitës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pas pikës së paraparë për pyetjet e këshilltarëve, ku kuvendarët kanë drejtuar kritika të shumta në adresë të qeverisjes, sidomos për gjendjen në arsim, ka folur kryetari i komunës, Mytahet Haskuka, i cili ka hedhur poshtë ato.
Ndërkohë që po fliste Haskuka, ka reaguar kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj i cili ka shkuar para ulëses së drejtorit të Shërbimeve Publike, duke i kërkuar me ton të ngritur që ai mos të fliste.
Ndaj kësaj ka.reaguar edhe kuvendari i Nismës, Shukri Quni./GazetaePrizrenit.net