08-05-2024

Tensione në Kuvendin e Prizrenit

Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal të  Prizrenit po karakterizohet me tensione mes zyrtarëve dhe kuvendarëve te opozitës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pas pikës së paraparë për pyetjet e këshilltarëve, ku kuvendarët kanë drejtuar kritika të shumta në adresë të qeverisjes, sidomos për gjendjen në arsim, ka folur kryetari i komunës, Mytahet Haskuka, i cili ka hedhur poshtë ato.

Ndërkohë që po fliste Haskuka, ka reaguar kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj i cili ka shkuar para ulëses së drejtorit të Shërbimeve Publike, duke i kërkuar me ton të ngritur që ai mos të fliste.

Ndaj kësaj ka.reaguar edhe kuvendari i Nismës, Shukri Quni./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.