18-10-2024

Tentim vrasje në Rahovec, një person qëllohet me armë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Rahovec.

Një person ka njoftuar se dje pasdite ishte objekt i një sulmi me armë.

Referuar policisë, viktima ishte duke udhëtuar me veturën e tij në një pyll kur një person i dyshuar ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke goditur veturën. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do të përdoren si prova në hetimin e mëtejshëm.

Policia e Rahovecit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Asnjë koment

Comments are closed.