Tërheqja e 30% të Trustit, vjen lajmi i fundit nga Kuvendi i Kosovës
Projektligji për Trustin nga e enjtja e kaluar është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kështu tha ligjvënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka treguar edhe procedurat deri në seancën e votimit.
Por, ende nuk dihet se kur do të shkojë ky projektligj për votim.
Ky projektligj, së paku me aq sa dihet deri më tani, nuk e ka marrë ende mendimin e Qeverisë së Kosovës, afati për të cilën procedurë ka kaluar më 21 tetor.
Për lejimin e tërheqjes së 30 përqindëshit të Trustit, organizatorët e peticionit kanë paralajmëruar protesta më 5 nëntor.
Herën e parë, në muajin qershor të këtij viti, Projektligji që synonte t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve të tyre të grumbulluara në Fondin Pensional.
Kjo ishte kundërshtuar nga ana e Qeverisë por edhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Mirëpo një tërheqje e mjeteve nga “Trusti” ishte miratuar nga qeveria Hoti në vitin 2020. Gjithsej 427 mijë e 371 qytetarë të Kosovës bënë tërheqje të shumave të ndryshme nga Fondi i Kursimeve Pensionale