24-04-2024

Ish-drejtoresha Kabashi jep dorëheqje edhe nga AAK, kritika ndaj kryetarit të degës në Prizren

Vjollca Kabashi e cila dje dha dorëheqje nga drejtoresha për Mirëqenie sociale në Prizren, sot ka dalë me një tjetër reagim publik.

Ajo ka hedhur kritika edhe ndaj kryetarit të degës së AAK-së, duke deklaruar se si drejtoreshat kanë pasur gjithmonë thirrje nga Kryetari i ri i AAK “që t’iu kërkohet firmave buxhet, për ato firma që donë të përfitojnë tenderët nëpër drejtoritë që i udhëheq AAK”.

Kabashi ka njoftuar se jep dorëheqje edhe nga AAK në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

Deklarat e saj për opinionin:

Te nderuar qytetare!

Pas reagimit te Deges se AAK-se ne Prizren jam e obliguar te reagoj, pas shum viteve te angazhimeve ne degen e AAk-se ne Prizren , kam kontribuar me shume se 10 vite,ky ndryshim qe ndodhi ne kete dege te AAk-se ne Prizren, ku ka beje me shume per interesin personal te Kryetarit te Deges se AAk-se ne Prizren. Ku po i njejti ky kryetar me cilesi byroktatike (parti familjare) , eshte duke kerkuar nga drejtoreshat te holla qe ti mbajë zyret e AAK-së gjallë.

Poashtu ju njoftoj se po i njejti person (kyretar i tanishem i deges se AAK-se ne Prizren) ne cdo mbledhje iu ka bere presione anatreve dhe zyratarëve te AAK-se per te siguruar te holla per mirmbatjen e zyres.
Ju njoftoj qe nuk jam më pjese e AKK-se dega ne Prizren aq me pak nuk i nenshtrohem ketij kryetari te ri , duket shumë e dukshme qe duke nisur ndodhit ne parti është e pashmangshme te mos shohim ndodhi ne pushtet.

AAk-ja nuk ka qen model i PDK-se por me kryetarin e tanishem eshte shendrruar ne nëndeg zë PDK-ës , duke nisur nga kerkesat e pageses e deri te abuzimet ne pushtet.
Ne si drejtoresha kemi pasur gjithmonë thirrje nga Kryetari i ri i AAK që tiu kërkojmë firmave buxhet -për ato firma qe dojnë të përfitojnë tenderet nëpër drejtoritë që i udhëheqim Ne. Unë nuk ua kam përfillur thirrjen se jam e edukuar që të jem gjithmonë e sinqertë me çdo qytetar andaj edhe kjo është performamca ime e pa korruptuar dhe e ndershmë në raport me qytetarin!

E juaja

Vjollca Kabashi

Asnjë koment

Comments are closed.