Një dridhje e tokës është ndjerë para pak çastesh në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Tërmeti ka ndodhur reth orës 04:55.
Shumë qytetarë kanë shkruar në rrjete sociale se kanë hetuar dridhjen e tokës.
Ende nuk dihet epiqendra.
Do theksuar se pikërisht një vit më parë, me 26 nëntor 2019 pati ndodh, një tërmet më i fortë, me magnitudë 6.4 në Shqipëri, por u ndje edhe në Prizren.
Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën./Gazeta e Prizrenit
E plotesuar
Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës rihter goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
Mësohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.