Një tërmet ka goditur Kosovën, para disa minutash. Ai është ndier fort edhe në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.
Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se tërmeti i fortë ka goditur Ballkanin mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tij janë ndier në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.
Sipas tyre, forca e tërmetit ka qenë rreth 6 ballë dhe me epiqendër në Bosnje.
/Gazeta e Prizrenit/