06-05-2024

Tërmet në Kosovë, ndjehet fort edhe në Prizren

Një tërmet ka goditur Kosovën, para disa minutash.  Ai është ndier fort edhe në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se tërmeti i fortë ka goditur Ballkanin mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tij janë ndier në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Sipas tyre, forca e tërmetit ka qenë rreth 6 ballë dhe me epiqendër në Bosnje.

/Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.