23-11-2024

Tërmeti me viktima në Kroaci, Rama: Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tërmetin që goditi sot Kroacinë. Sipas Ramës, ai u ka përcjellë solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja.

Më tej Rama shton se Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmet i fortë

Tërmeti në Kroaci u regjistrua në orën 12:19 dhe ishte 6.3 ballësh. Lëkundjet u ndien në të gjithë vendin, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Serbi dhe madje në Itali.

Lëkundjet të cilat zgjatën të paktën 20 sekonda, në një thellësi prej 10 km i morën jetën një të miture në moshën 12 vjeçare dhe më vonë u njoftua se numri i viktimave shkoi në 5 në Kroaci, 4 prej tyre në qytetin e Glinës.

Ndërkohë të paktën 20 vetë u plagosën në Sisak, dy prej tyre gjenden në gjendje të rëndë./ TCH

Asnjë koment

Comments are closed.