26-04-2024

Tërmeti në Turqi: Konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova

Nga tërmeti shkatërrues i cili goditi brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, ka pësuar edhe dy viktima me origjinë nga Kosova.

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli ka konfirmuar se bëhet fjalë për dy persona, me origjinë identitetin e të cilëve nuk mund ta zbulojë, por që nuk janë shtetas kosovarë.

“Deri më tani kemi dy viktima me origjinë nga Kosova. Pra, nuk bëhet fjalë për shtetas kosovarë, por vetëm me origjinë nga Kosova. Jemi në kontakt edhe me shumë shtetas të tjerë kosovarë por deri më tani, informacione kemi vetëm për këto dy viktima me origjinë nga Kosova”, tha Dugolli.
Lexo edhe:

Drejtoresha e Haskukës ishte larguar nga puna për perfomancë të dobët – DOKUMENT

Dugolli tha se për momentin nuk mund të flitet për emra, për shkak se informacionet ende janë jo-zyrtare.

“Nuk mund të flas me emra, nuk mund të zbulojë identitetin e tyre për shkak se informacionet janë jo-zyrtare dhe duhet të kemi mirëkuptim edhe për familjet dhe të afërmit e tyre”, u shpreh Dugolli për telegrafin.

Ambasadori Dugolli tha se janë duke përcjellë situatën, ndërsa janë në kontakt edhe me shumë shtetas kosovarë.

“Jemi në kontakt dhe po i përcjellim të gjitha informacionet edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Jemi duke kontaktuar me shtetasit kosovarë, kemi bërë thirrje që ata të paraqiten në numrat e telefonit”, tha ai.

Nuk ka të dhëna për ndonjë kosovar të prekur nga termeti në Izmir
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur të shtunën se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Shefja e diplomacisë kosovare, përmes një postimi në Twitter, thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar. Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Asnjë koment

Comments are closed.