Tërmeti në Turqi, njerëzit dalin në rrugë të alarmuar-shikoni pamjet e panikut
Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur krahinën lindore turke, Malatya, ditën e sotme.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi rrethin Pütürge në 12.37 sipas kohës lokale.
Në pamjet filmike të mediave turke duken momentet e panikut të shkaktuara tek qytetarët nga lëkundjet.