12-12-2024

Tërmeti prej 4.1 shkallësh të Rihterit, epiqendra ishte në Prizren

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Rihterit e goditi Kosovën pas mesnatës (01:46:05).

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së.

Dridhjet u ndjenë edhe në disa qytete tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.