13-05-2024

Tetë dëshmorëve nga Hasi iu ndahet urdhri “Hero i Kosovës”

Në kontekstin e shënimit të 28 Nëntorit – festës që përkon me disa ngjarje madhore të historisë kombëtare, për tetë dëshmorë nga rajoni i Hasit është ndarë urdhri “Hero i Kosovës”

OVL e UÇK-së në Has ka njoftuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u jep këtë titull dëshmorëve: Zenun Çoçaj, Reshat Çoçaj , Besnik Çoçaj, Qenë Qenaj, Muharrem Samahodaj, Hamëz Ukaj,  Shefki Thaqi, si dhe Asllan Berisha.

Në një ceremoni, që u mbajt sot në Gjonaj të Hasit është zbuluar busti i dëshmorit Reshat Çoçaj,  ku familjarëve të tij iu dha urdhri  i Presidentit, Hashim Thaçi, “Hero i Kosovës”.

Do theksuar se me fillimin e veprimeve të UÇK-së, një pjesë e banorëve të fshatrave të Hasit jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, kanë ndihmuar çlirimtarët e Kosovës në bartjen e armëve për në vatrat e luftës.

Një numër i tyre, përfshirë edhe ata që janë kthyer nga mërgimi janë inkuadruar drejtpërdrejtë në frontet e luftës, duke rënë për lirinë e vendit. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Fotografia e OVL UÇK HAS

Asnjë koment

Comments are closed.