23-11-2024

Thaçi dekreton Avdullah Hotin si kryeministër, ka një porosi për VV-në

Presidenti i Repubikës, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër i ri i Republikës.

Ai ka konfirmuar se sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës i ka konfirmuar se mbështet të gjitha krietet për krijimin e qeverisë së re.

 

“Duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare. Ajo mu dëshmua edhe faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar z.Avdullah Hoti si kryeminsitër të ri.

 

Në ditët në vijim një qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës. Sërish në përputhje të plotë me Kushtetinë e Kosovës. Të gjithë ne, si zyrtar dhe politikan të Kosovës duhet t’i respektojmë në tërësi me këto procedura.

Askush nuk mund të pretendojë se me metoda tjera, krejtësisht jo demokratike, mund ta merr ose ta mbajë apo uzuropojë pushtetin. Jam i bindur se Kosova do të kalojë edhe këtë fazë të rëndë të shkaktuar nga koroanvirusi”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Shteti i Kosovës, i cili kohë më parë shënoi 12 vjetorin e ekzistencës së tij, ka një përvojë shumë të mirë në krijimin, funksionimin dhe institucioneve.

Kosova ka përvojë në ndryshime demokratike dhe ndryshim të rregullt të pushtetit.

Ne si lider institucional të Kosovës vijmë dhe shkojmë nga pushteti, por respekti për kushtetutën, shtetin e Kosovës, për ju qytetar të dashur, dashuria për shtetin e Kosovës është e përjetshme përgjithmonë.

Të nderuar qytetarë të Republikës sonë, sic edhe e dimë të gjithë ne, Kosova si shumë shtete të botës është duke u përballur me covid-19 e cila na ka bërë të gjithë bashkë.

Pradanaj, më lejoni të shfaq mirënjohjen për të gjithë ata mjekë, policë, zjarrfikës, ushtarë… që janë në krye të detyrës.

Në krejt këtë situatë të panatyrshme, qeverisja aktuale ëhtë sfiduar nga mocioni i mosvesimit nga 2/3 e deputetëve të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, në anën tjetër është obligim i imi që si presidenti i republikës, në bazë të mandatit kushtetues, të përpiqem për të siguruar funksionimin e institiconeve.

Qeveria është shkarkuar nga më shumë se 2/3 e deputetëve. Ky veprim ka qenë plotësisht në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, me vullnetin legjitimit të deputetëve dhe plotësisht në përputshmëri me rendin demokratik ezksistues në Kosovë.

Pavarësisht rrethanave, këto veprime politike janë të rregulluara qartë dhe në mënyrë precize me kushtetutë dhe nuk mund të konsiderohen si të jashtëzakonshme.

Nga kosntulimit që zhvillova me liderët e partive politike të përfqasueara në Kuvendin e Kosovës, që përfaqsojnë 3-4 e qytetarëve të Kosovës. Të gjitha këto parti vlerësojnë se dueht të ketë qeveri të re, me përjashtim të një partie.

Sot kam marrë një letër nga z.Mustafa përmes së cilës ai konfirmon se mbështet të  gjitha krietet për krijimin e qeverisë së re. Duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare. Ajo mu dëshmua edhe faktikisht.

Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar z.Avdullah Hoti si kryeminsitër të ri.

Në ditët në vijim një qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës. Sërish në përputhje të plotë me Kushtetinë e Kosovës.

Të gjithë ne, si zyrtar dhe politikan të Kosovës duhet t’i respektojmë në tërësi me këto procedura.

Askush nuk mund të pretendojë se me metoda tjera, krejtësisht jo demokratike, mund ta merr ose ta mbajë apo uzuropojë pushtetin. Jam i bindur se Kosova do të kalojë edhe këtë fazë të rëndë të shkaktuar nga koroanvirusi.

Asnjë koment

Comments are closed.