23-11-2024

Thaçi ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e rënë në detyrë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi i cili mbrëmë ra në krye të detyrës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sami Thaqi është heroi më i ri i Kosovës, derisa ka shtuar se heroizmi i policëve të rënë në krye të detyrës është krenaria e Kosovës.

 

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

 

Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”.

Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë.

Asnjë koment

Comments are closed.