Thaçi: Numri i veteranëve, mashtrim i madh
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur se hetimi për veteranët e UÇK-së duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vinë, pasi nuk ka pasur më shumë se 12- 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë, ndërsa, të tjerët janë vetëm një mashtrim i madh me humbje të buxhetit të Kosovës.
Ai këto komente i bëri në hapjen e punimeve të konferencës rajonale kundër korrupsionit, ku tha se çështja e veteranëve të UÇK, është një shembull eklatant, transmeton kp.
“Ne të gjithë duhet t’i inkurajojmë sistemin e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkoj deri në fund, me një transparencë dhe përgjegjësi të plotë, e vërteta është mese e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12, 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë, ndërsa, të tjerët janë vetëm mashtrime, prandaj këtij mashtrimi të madh me humbje të buxhetit të Republikës së Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vinë“, ka thënë ai, duke ftuar përfaqësuesit ndërkombëtar që të japin kontributin e tyre në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, konferenca e të cilit do të mbahet në javën e tretë të nëntorit.