28-04-2024

Thaçi zbulon pllakën përkujtimore të vëllezërve Bytyqi në Prizren, optimist për zbardhjen e rastit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar pllakën përkujtimore për vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, në Prizren.

Aty, Thaçi ka thënë se me këtë pllakë, Prizreni, shteti i Kosovës, dhe krejt kombi shqiptar po madhështohet. Presidenti i vendit ka thënë se është optimist që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion në Beograd që kryesit e masakrave të marrin dënimin e merituar.

Pas zbulimit të pllakës, Thaçi tha se vëllezërit Bytyqi janë heronj të kombit që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tha se vëllezërit Bytyqi janë emblema e çlirimit të Republikës së Kosovës.

“E dimë që drejtësia ende nuk ka shkuar në vendin e duhur për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, dhe shumë raste të tjera, masakra deri në përmasa të gjenocidit nga Serbia. Por jam optimist që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presionin e duhur në Beograd në mënyrë që vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe kryesit e shumë masakrave tjera, që janë edhe në pushtet ne Serbi, të marrin dënimin e merituar”, tha ai.

Fotografia e Hashim Thaçi

Thaçi tha se ndjehet i nderuar si president i vendit që po e bënë zbulimin e kësaj pllake përkujtimore, bashkë me nënën e vëllezërve Bytyqi, Bahrie Bytyqi, e cila bëri përpjekje që shkurt t’i thotë disa fjalë për djemtë e saj të rënë.

“Fëmijët e mi nuk janë vetëm fëmijët tonë, janë krejt kush është shqiptar, kah janë e kah nuk janë, me ata janë. Ata kanë ardhë, jo vetëm për mua, por të gjithë shqiptarëve mu ndihmu”, tha ajo.

Pllaka përkujtimore për vëllezërit Bytyqi tashmë ndodhet në Ortakol të Prizrenit, afër shkollës “Abdyl Frashëri”.

Fotografia e Hashim Thaçi

Vëllezërit Bytyqi kujtohen si heronjtë shqiptaro-amerikan që lanë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe erdhën iu bashkuan luftës së UÇK-së, përmes Batalionit Atlantiku dhe betejës së Pashtrikut./KosovaPress.com/

Asnjë koment

Comments are closed.