Themelohet Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës, zgjedhin kryetarin



Për herë të parë është themeluar Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë marrë pjesë 35 delegatë, apo lojtarë dhe lojtare, të cilët janë pjesë e rëndësishme e basketbollit të Kosovës.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka qenë i vetmi kandidat dhe me 35 vota pro është zgjidhur Kryetar i Shoqatës së Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës.
Kjo Shoqatë do të ketë përfaqësuesit e saj në Bordin e FBK-së, njofton FBK. Shoqata është themeluar konform Ligjit të ri të Sportit.


Shoqata synon të mbrojë të drejtat e basketbollistëve/eve në Kosovë dhe të jetë zëri i tyre. / Gazeta e Prizrenit






