25-04-2024

Themelohet shoqata e parë e grave në Mamushë

Përmes një njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Institutit Demokratik të Kosovës ( KDI), bëhet e ditur për themelimin e shoqatës së parë të grave në komunën e Mamushës.

“Për mobilizimin e grave në çështje publike, nën asistencën e KDI-së është themeluar shoqata e parë e grave në komunën e Mamushës, e cila ka ardhur si kërkesë e grave gjatë takimeve të realizuara nga KDI.

Gratë kanë bërë kërkesë po ashtu për ofrimin e një hapësire nga komuna e Mamushës për realizimin e aktiviteteve të tyre. Ky hap do të mundëson aktivizimin e grave në çështje publike, sociale dhe ekonomike në komunën e Mamushës.

KDI do të vazhdojë të mbështesë mobilizimin e qytetarëve për realizimin e kërkesave të komunitetit”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.