20-04-2024

Therja me thikë në Prizren, policia jep disa detaje

Mbrëmë ka ndodhur një therje me thikë në Prizren. Siç njofton Policia i theruri është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në vijim njoftimi i plotë nga Policia:

Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast “Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë).

Patrulla policore ju ka përgjigj rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit në vijim:

·         R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe

·         A. Sh., i datëlindjes 1970  m/sh/k…

dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.

Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar,  janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

·         Një gyp të metalit dhe

·         Një thikë

Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga  sektori rajonal i hetimeve. / GazetaePrizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.