Një person është arrestuar në Prizren, për shkak të therjes me thikë të një personi në këtë qytet, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, viktima mashkull (K/Shqiptar) mbrume rreth orës 20:35, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Referuar raportit mjekësor gjendja e tij është stabile. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera, për shkaqet e këtij incidenti. /GazetaePrizrenit.net/