24-11-2024

Therje me thikë në Prizren

Një person është therur me thikë në Prizren dhe si pasojë ka pësuar lëndime, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Prizren.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që dyshohet se është i therur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Viktima ka vazhduar tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.