23-11-2024

Thirrjet raciste të tifozëve, Lazio dhe Roma priten ta pësojnë nga UEFA

Racizmi tashmë është një fenomen shumë i përhapur në futboll. Drejtuesit më të lartë të këtij sporti shpesh vendosin masa drastike ndaj tifozëve, por dhe ndaj klubeve. Gjithsesi kjo nuk ka shuar rastet e racizmit, ku Roma dhe Lazio janë skuadrat e fundit që janë akuzuar për racizëm.

Gjatë ndeshjes së djeshme me Bodo/Glimt, ku Roma u mund me rezultatin e thellë 6-1, një tifoz romanist u shoqërua jashtë stadiumit përshkak të thirrjeve raciste ndaj kundërshtarëve. I njëjti incident ka ndodhur dhe në sfidën midis Lazios dhe Olympique Marseille, ku këta të fundit kanë raportuar për thirrje raciste nga ana e tifozëve lacialë.

Skuadra e Marseille nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shprehur akuzat për thirrje raciste.

“Përshkak të thirrjeve raciste ndaj lojtarëve tanë, klubi përsërit për dënimin maksimal ndaj të gjithë formave të diskriminimit”,- shkruhej në postim, transmeton Panorama.

Nëse akuzat konfirmohen atëherë UEFA mund të marrë masa ndëshkuese ndaj dy skuadrave italiane. /rtk

Asnjë koment

Comments are closed.