19-04-2024

Valon Syla alarmon se Vetëvendosje po e mbush FSK’në me militanta për balotazh

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka alarmuar se Vetëvendosje (VV), po e mbush Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me militantë për balotazh, shkruan Gazeta Metro.

Syla me anë të një shkrimi në Facebook, ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes, për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK’së.

“Albin Kurti nëpërmes një ushtari Norvegjez, tash Ministër i Mbrojtjes nga Diaspora, i hapi 800 vende ‘të reja’ në FSK bash për balotazh. Ku jeni nisë. Me mush ushtrinë Vetëvendosje a? Edhe qaty keni met pa e flliç, e pasket mësy këtë here bashkë me Prindonin e Vjosën, me mush ushtrinë me militanta të Facebookut a. E more llaskuca. Ky konkurs, duhet me u pezullu deri pas zgjedhjeve. Mos e flliqni FSK’në aty. Boll mo”, ka shkruar Syla.

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.