25-04-2024

Tifo-grupi ‘Dardanët’ kërkojnë fitore, ky është mesazhi i tyre

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër në mëngjes udhëton drejt Qipros, ku të enjten mbrëma përballet me skuadrën më të njëjtin emër.

Qipro dhe Kosova do të takohen në sfidën e parë të ciklit të në Ligën e Kombeve. Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë kërkuar angazhim maksimal nga lojtarët për sfidën me qipriotët. Tifozët e Kombëtares sonë, duan vetëm fitore me Qipron.

“Periudha më e bukur e vitit po rikthehet. Emocionet që sjellë kombëtarja janë unike. Pasnesër, me datë 2 qershor, luajmë me fillim në ora 18:00 në udhëtim përballë Qipros. Rezultati i vetëm i dëshiruar është fitorja, kurse elementi që kërkohet nga ne Dardanët prej lojtarëve është angazhimi i madh në çdo pjesë të fushës për ta arsyetuar nderin e veshjes së kësaj fanelle të artë. Njoftojmë anëtarët e Dardanëve që ditën e enjte, nga ora 15:00, do të grumbullohemi në FanClub Dardanët për ta parë ndeshjen. Gjatë ditëve në vijim do t’ju mbajmë të informuar dhe përditësuar rreth nismave dhe planeve që kemi ndërmend t’i marrim. Jemi përkujdesur që ky grumbullim të mos jetë dosido për nga organizimi. Do t’ua lëmë veprave të flasin më së miri. Mirëpo, pikë së pari t’i arkëtojmë pikët e plota në Qipro”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit ‘Dardanët’.

Ndryshe, futbollistët e Kombëtares sonë, sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Qipro.

Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në përballje me Qipron./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.