Tjetër tërmet i fuqishëm në Shqipëri
Shqipëria nuk gjen paqe nga lëkundjet sizmike, pasi mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër tërmte me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter me epiqendër në fshatin Hamallaj në Durrës.
Lëkundja është regjistruar në orën 21:53 minuta.
Goditje ka qenë e fortë dhe është ndjerë në Durrës dhe Tiranë. Që prej së martës, kur u regjistrua edhe tërmeti tragjik, janë regjistruar një sërë pasgoditjesh sizmike.
51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar. Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit, i cili rezultoi tragjik.