03-05-2024

Bashkimi fiton derbin, mund Rahovecin

Ekipi prizrenas Bashkimi, sonte ka fituar derbin duke mundur Rahovecin 85:81, raporton ‘GazetaePrizrenit.net’.

Pavarësisht mungesës së madhe të qendrës Terik Bridgeman, Bashkimi në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren mposhti liderin e Superligës, Rahovecin.

Në njoftimin e Bashkimit, thuhet se disavantazhin e ngushtë në dy çerekët e parë, kjo skuadër e  ka kthyer në avantazh nga çereku i tretë me anë të angazhimit maksimal të secilit lojtar.

Për fitoren e Bashkimit më meritori ishte Corey Ross, i cili shënoi 26 pikë, derisa pati edhe 10 kërcime e 1 asistim.

Te Rahoveci më efikasi në parket ishte Joshua McFolley me 17 pikë, 5 kërcime e 6 asistime. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.