15-05-2024

Tmerrohen udhëtarët/ I dalin rrotat autobusit në magjistralen Prizren-Tiranë

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, autobusi i një kompanie të udhëtimeve gjatë rrugës për në Shqipëri, dyshohet se i kanë dalë nga vendi dy nga katër gomat, raporton Sinjali.

Sinjalizuesit kanë raportuar në kohë reale për këtë rast derisa shtojnë se rasti ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë, ne Krushë të Madhe.

“I ka ra edhe një veture në parking. Autobusi shkon për Tiranë. Ju lutem se kemi mbet në rrugë. Ka mujt me qenë edhe fatale”, shprehet për Sinjalin një nga udhëtarët që gjendej në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:

A bëri më keq Kryetari Totaj apo partia?

Asnjë koment

Comments are closed.