Totaj: Haskuka, një shembull tipik i keqpërdorimit të besimit të votueseve prizrenas
Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë mungesë të lidershipit dhe mungese performance,
Përmes faqes së tij në ‘facebook’, ai e ka vlerësuar Haskukën, një shembull tipik të keqpërdorimit të besimit të votueseve prizrenas.
Postimi i plotë i Totajt:
“Supermeni Mytaher Haskuka MYTA, vazhdon që paaftësinë e tij dhe të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga VV për tu ballafaquar suksesshëm me sfidat e udhëheqjes së qytetit të Prizrenit ta kamufloj me akuza të vazhdueshme në drejtim të të gjithë faktorëve relevant të jetës publike jo vetëm në qytetin e Prizrenit.
Nuk kursehen nga kritikat asnjë nga institucionet relevante përfshirë këtu edhe drejtësinë, por Myta e ka të pamundur qe mos te përmendë PDK-në qe si duket ju ka shendrru në ankth që po e len pa gjum.
Deficiti serioz në kapacitete menaxheriale të partnerëve të koalicionit të udhëhequr nga VV si dhe mungesa e lidershipit tek Z. Haskuka janë faktorët kyq që po e pamundësojnë performancën të cilën aq shum VV e kishte premtuar.
Eshte një shembull tipik i keqpërdorimit te besimit të dhëne nga ana e votueseve të Prizrenit”.