24-06-2021

Totaj kritika Haskukës: 11 konkurse të shpallura vjet, vetëm dy janë finalizuar

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, për keqqeverisje përgjatë vitit të kaluar.

Totaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se nga 11 konkurse të shpallura përgjatë 2020’ës, vetëm dy nga to janë finalizuar.

Ai thotë se që nga shpallja e konkursit dhe pranimit të aplikacioneve, nuk është ndërmarrë asgjë, teksa ka përmendur edhe zgjedhjet. Totaj është përfolur të jetë kandidat për kryetar nga radhët e PDK’së nga Komuna e Prizrenit.

“Ndërkohë kemi informacione se nga 11 konkurse të shpalluara nga fundi i vitit 2020 e deri në muaj in shkurt të vitit 2021 vetëm dy janë finalizu; tregues ky i rëndësishem i keqqeverisjes në qytetin tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë:

1. Komuna e Prizrenit me datë 22.02.2021 ka hapur konkurs për plotësimin 8 vendeve të punës me kohë të caktuar, kurse 13 me kohë të pa caktuar; në total 21 vende.

Përveq shpalljes së konkursit dhe pranimit të aplikacioneve, deri më tani asnje veprim tjetër nuk është ndërmarrë edhe pse kan kaluar afër 3 muaj nga dita e shpalljes.

Ndërkohë mësohet se për vendet e shpallura në kohë të pa caktuar mësimdhënësit ose jan pensionu ose do të pensionohen së shpejti, dhe nuk do të ken zëvendësim !

Poashtu mësohet se ka edhe raste kur mësimdhënësi është pensionu tashmë por akoma vazhdon të mbajë mësim !

2. Ndërkohë kemi informacione se nga 11 konkurse të shpalluara nga fundi i vitit 2020 e deri në muaj in shkurt të vitit 2021 vetëm dy janë finalizu; tregues ky i rëndësishem i keqqeverisjes në qytetin tonë !

Këto raste ishin vazhdimsi i keqqeverisjes së VV në Prizren e cila ka filluar me të marrë mandatin Myta !

Shum shpejt qytetarët e Prizrenit do të dijnë të ndëshkojnë keqqeverisjen që po e frenon zhvillimin e qytetit. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.