23-11-2024

Totaj kritika Haskukës pasi fillimi i vitit shkollor e gjeti Prizrenin pa drejtor të Arsimit

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për atë se në dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor e ka gjetur komunën pa drejtor të Arsimit, ndërsa sipas tij pasojat shkojnë tek nxënësit, të cilët nuk do duhej të ishin viktimë e veprimeve jo parimore të akterëve të politikës lokale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Totaj, derisa ka uruar për një fillimvit të mbarë shkollor për nxënësit, në faqen e tij të ‘facebok-ut’, ka shkruar se PDK në Prizren me kohë ka paralajmëruar se emërimi i një jo profesionisti në postin e drejtorit të DKA mund të jetë pengesë për zhvillimin e arsimit në komunë.

Në vazhdim postimi i tij:

“Sa ka qene jo profesionale qe nga NISMA te propozohet nje person i pa pregaditur dhe pa pervoje per drejtor te DKA, aq ka qene mungese vizioni qe i njejti te emrohet nga Z. Haskuka !

Pas shum veprimesh qe nuk i kan kontribuar zhvillimit te arsimit me ne fund drejtori Germizaj u shkarkua, vendim ky i vonuar nga ana e Z. Haskuka, i cili si duket edhe i parapriu prishjes se koalicionit përveç se te panatyrshem edhe te brishte ne mes te VV me NISMA !

Ne kohen kur do duhej te fillonte mesimi DKA eshte akoma pa drejtor dhe ky fakt rendon mbi mundesine e fillimit te mbare te vitit shkollore ne Prizren.

Pasojat shkojne tek nxenesit, pra tek ata te cilet ne asnje menyre nuk do duhej te ishin viktime e veprimeve jo parimore te aktereve te ketyre zhvillimeve”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.