Totaj: LDK na ndihmoi në Prizren, kjo është arsyeja pse nuk lidhëm koalicion
Dorëheqja e Anton Qunit nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren është arsyeja kryesore për mos arritjen e një koalicioni bashkëqeverisës me LDK-në.
Në një intervistë në “Context”, në ATV-së, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka pranuar se LDK i ndihmoi për fitoren e tij, por problemet në degë pamundësuan bashkëqeverisjen.
“Sa i përket LDK-së unë kam pritur që të kemi një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, mirëpo pas dhënies së dorëheqjes së zotit Qunit, na u komplikua çështja se dega e LDK-së në Prizren nuk kishte lidership dhe ishte pak a shume e shkapërderdhur dhe kjo e pamundësojë arritjen e një koalicioni” thekson Totaj.
Ndërë të tjera ai shprehi falënderimin dhe mirënjohjen ndaj LDK-së që sipas Totaj ka një kontribut të madh për fitoren e PDK-së në Prizren.“Publikisht dëshirojë ta falenderojë LDK-në, sepse me të vërtetë na kanë ndihmu, edhe pse formalishtë kanë qenë neutral, ne kemi pasur shumë kontakte, e di që janë angazhuar, na kanë ndihmuar, dhe për këto arsye kam qenë i interesuar për koalicion por ja që nuk arritëm” ka përfunduar Totaj.