25-04-2024

Totaj: Mbjellja e sotme e fidanëve nënkupton korrjen e suksesshme, fitoren e PDK-së

Shaqir Totaj, kandidat për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, sot ka ecur nëpër sheshin e Lidhjes ed deri në Marash ku sipas tij, është vërejtur se hapësirat e gjelbrat dhe gjelbërimi i qytetit është larg pritshmërisë.

“Për këtë çështje PDK në programin e saj qeverisës ka planifikuar krijimin e sa më shumë hapësirave të gjerbërta, mirëmbajtjen e tyre dhe mbjelljen e shumë fidanëve. Gjelbërimi i ambienteve publike  janë mushkëritë e qytetit, andaj për këtë arsye përkujdesi ndaj këtij fenomeni meriton më shumë”, thuhet në njoftim.

Në këtë vizitë ai shoqërohej edhe nga kandidatët e partisë së tij për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kryetari i ardhëm i Prizrenit z. Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët  për Kuvendin e Prizrenit, sot kanë mbjellë disa fidanë në Marash, ku përmes këtij veprimi kanë dëshmuar përkushtimin e PDK-së për ambientet e hapura publike dhe për shëndetin e qytetarëve. “Marashi si vend më atraktiv për kalimin e kohës së lirë, në vend që të jetë ruajtur dhe të ishin vazhduar investimet, është bërë një vend jo i mirë për sy, sepse është degraduar. Ne këtë vend të bukur të qytetit do ta shndërrojmë në një park modern me standarde evropiane. Andaj, mbjellja e sotme e fidanëve nënkupton korrjen e suksesshme më 17 tetor, me fitoren e PDK-së, që do të jetë fitore për qytetarët e Prizrenit”-, ka shtuar mes të tjerave z. Totaj, kandidat për kryetar të Prizrenit.

Bashkë për Prizrenin

Mund të jetë një imazh i 1 person

Asnjë koment

Comments are closed.