22-10-2021

Totaj në takim me komunitetin boshnjak: Do të qeverism bashkë me Prizrenin

Kandidati për kryetar të ardhshëm të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka takuar qytetarë të komunitetit boshnjak në fshatrat Reçan, Mushnikovë dhe Gënçar ku është zotuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë bashkë me të gjithë.

“Në fshatrat Mushnikovë, Reçan e Gënçar takuam qytetarët e strukturat tona në atë anë, të cilat po punojnë për të fituar në zgjedhjet e 17 tetorit. Mobilizimi është i jashtëzakonshëm e përkrahja qytetare për PDK-në është e madhe. Programi dhe lista jonë pë asamble janë garanca e një qeverisje të përgjegjshme, llogaridhënëse e transparente. Pikërisht siç e meriton Prizreni” ka thënë Totaj.

Totaj ka vazhduar edhe me takime të tjera në Prizren, ku ka vizituar biznese, komunitetin e taksistëve duke premtuar programin e “Taxi green” për mbështetjen në blerjen e veturave të reja elektrike.

Asnjë koment

Comments are closed.