26-11-2024

Totaj nga PDK konsideron se bashkimi i Doganës me ATK-në mund të sjellë pasoja (VIDEO)

”Nëse TVSH mblidhet në kufi është ngarkesë për bizneset. Do të ishte më e arsyeshme që TVSH të paguhet pas shitjes së mallit”.

”Kjo nuk ka ndodhur sepse është një propozim i kamotshëm, ka qenë një rekomandim i Fondit Monetar Ndërkombëtar që kjo të realizohet më herët, por në anën tjetër ka pasur frikë se mund të kishte indikacione buxhetore, për shkak të mungesës së efikasitetit të ATK-së për ta mbledhë këtë tatim në momentin kur malli hyn në Kosovë”.

”Kjo mund të tingëllojë në një mënyrë apo tjetër në informalitet, por me rritjen e kapaciteteve, vlerësoj që me një qeveri të ardhshme të udhëhequr nga PDK ky premtim të realizohet dhe bizneset të mos ngarkohen me TVSH pa e shitur mallin. Kjo do të realizohet në mandatin e ardhshëm të Qeverisë, me mandatin e udhëhequr nga PDK”.

Totaj në Zonën Zgjedhore foli edhe për idenë e LDK-së për bashkimin e ATK-së dhe Doganës, për të cilën çështje mori shembull Anglinë duke theksuar se u përballën me pasoja për disa dekada, njofton Klan Kosova.

”Tek rimbursimi i TVSH-së është një çështje e rëndësishme. Në kohën e ish-ministrit Abdullah Hoti, unë aktiualizu këtë cështje disa herë. Kam pasur pengesa, janë përjashtuar nga puna nga njerëzit në që kanë administruar ATK në atë kohë përkrahur nga ish-ministri Abdullah Hoti”.

”Te administrimi i TVSH-së është kompleks, por ka nevojë për një departament të veçantë sepse natyra e saj është ee tillë. Bashkimi i ATK-së me Doganën si koncept kërkon një zhvillim më të avancuar të tyre. Në mënyrë që kur të bashkohen të mos kemi pengesa nga funksioni i tyre. Në Angli, me bashkimin e Doganës dhe AT-në, kanë pasur pasoja dhe dekada i kanë vuajtur pasojat. Si ide është në rregull por jo tani. Neve na duhet të rrisim nivelin e performancës së ATK-së nivelin e performancës së Doganës. Në mënyrë që të ngrisim një ide të tillë në stard të avancuar”.

Asnjë koment

Comments are closed.