23-09-2019

Rrufeja mbytë 23 lopë, goditi rrethojën metalike afër së cilës po qëndronin

Mbetën të ngordhura 23 lopë, kur rrufeja goditi rrethojën metalike të një fushe në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Imazhet shqetësuese i tregojnë gjedhet e shtrira në tokë, pasi e pësuan nga shkarkimi gjatë një moti me shi, që më pas u shpërnda në të gjithë rrethojën.

“Duket se ka qenë rrufe shumë e fortë, sa që një prej lopëve, e ka hedhur disa metra më larg” ka thënë fermeri që i kishte lopët në pronësi.

Lopët që kishin trup të fryrë dhe më pas u mbuluan nga mizat, ai i pa pas disa ditësh, meqenëse stuhia ishte e fortë dhe nuk mundi të shkonte në fermë./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.