Totaj nga Prizreni: Këta janë garantuesit e fitores së madhe të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që mbrëmë ka qenë kënaqësi t’i takojë simpatizantët e PDK-së, që sipas tij janë garantuesit e fitores së madhe të Kosovës.
“Në një atmosferë të jashtëzakonshme së bashku me kandidatët për deputet, diskutuam tema të ndryshme, shprehëm gatishmërinë për përgjegjësitë dhe detyrat që na presin në të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar ai.
Tutje Totaj ka thënë që prizrenasit e dinë se fitorja e Partisë Demokratike është fitore e Kosovës.
“Ne, së bashku, mund ta bëjmë dhe do të përballemi me sfidat që i kemi përpara si Lufta jonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, i cili u krijon më shumë hapësirë dhe mundësi të rinjve për ta ndërtuar këtu të ardhmen”, është shprehur Totaj.
Ndryshe Shaqir Totaj, në zgjedhjet e 6 tetorit garon me numrin 23./ Insajderi.com