26-04-2024

Kandidatët e Nisma-s Socialdemokrate takuan elektoratin e Korishës me rrethinë

Kandidatët e Nisma-s Socialdemokrate, janë prezantuar para elektoratit të këtij subjekti politik në Korishë dhe disa fshatrave përreth në shkollën “ Ekrem Rexha- Drini” në Lubizhdë.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, para anëtarëve dhe simpatizantëve të Nisma-s në Korishë, tha se ky subjekt politik ka krijuar një frymë të re të të bërit politikë, dhe sot po i ofron qytetarëve kandidatët më të mirë për deputet dhe programin më të mirë për ndërtimin e shtetit, me një të ardhme të sigurtë dhe një qeveri të udhëhequr nga njerëz të dëshmuar në çdo kohë, siç është kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj.

“Jemi bërë Bashkë për Shtetin, qe t’i japim frymë këtij projekti dhe me 6 tetor përfundimisht me një fitore të madhe ta jetësojmë atë, tha ai. Kandidati për deputet nga fshati Korishë, Hasan Ahmetaj, tha se ky lokalitet asnjëherë nuk është ndalur në shërbimet për vendin dhe kurdo që vendi ynë ka nevojë ne do të jemi aty, njejtë sikur sot që jemi bërë Bashkë për Shtetin dhe Fatmir Limajn kryeministër”, tha ai.

Kandidati për deputet Ahmetaj, mes tjerash, tha se nëse e marr besimin tuaj do të angazhohem që bjeshkët e Kabashit të jenë një pikë turistike duke investuar në rregullimin e infrastrukturës së saj, ndërsa premtoi se nga paga e tij si deputet, do ta dhuroi për shkollimin e ndonjë studenti superiore nga ky lokalitet. Kandidatët tjerë për deputetë, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti- Hajdaraj, Shukri Quni, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, kërkuan nga banorët e Korishës dhe fshatrave për rreth që edhe në këto ditë të mbetura ta shtrijnë programin socialdemokrat të Nismës në çdo shtëpi, në mënyrë që fitorja e 6 tetorit të jetë më e fortë dhe më bindëse.

Asnjë koment

Comments are closed.