06-05-2024

Totaj: Rezultat e dobëta të testit PISA, shpërfaqin edhe përgjegjësinë e ish-drejtorit të Arsimit Skënder Susuri

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj,  ka reaguar lidhur me rezultatin shumë dobtë të testit PISA , duke kritikuar të  gjithë  ata që janë thirrur dhe kishin premtuar se do të punojnë për një rezultat shumë më të mirë dhe pozitiv.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, në një postim në Facebook ka thënë se rezultat e dobëta të testit PISA, ndër tjera shpërfaqin edhe përgjegjësinë e ish-drejtorit të Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, që ka qenë kryesues i Komisionit të MASHT-it për Testin PISA.

Përkundër premtimeve të tij boshe, sikurse ato për pavarësimin e shumë shkollave të Prizrenit, Susuri kishte premtuar një rezultat shumë më të mirë në PISA se në 2015-ën.

Por, tash ku mbetën pritjet e mëdha të Susurit, të cilat thoshte se i mbështet në punën e tij në terren dhe përvojën 30 vjeçare, madje duke thënë se ia dinte edhe psikologjinë nxënësit.

Këto janë rezultatet e ish-drejtorit, që përkundër largimit nga posti nga partia e tij, kryetari Mytaher Haskuka vazhdon ta mbajë afër si në rastin e një përurimi në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku pa ndonjë pozitë, Susuri në foltore madje premtonte projekte të reja në fshatin Drajqiq, thuhet në këtë postim./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.