25-11-2024

Totaj shpjegon arsyen pse nuk është në listën e PDK-së

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar dege në Prizren, Shaqir Totaj, ka dhënë arsyet për moskandidimi për deputetë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai ka deklaruar se shkaku është garimi për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e këtij viti.

Postimi i tij i plotë:

Pasi që sipas marëveshjes në zgjedhjet lokale në muajin tetor të këtij viti do të jem kandidat për kryetar të Prizrenit, vullnetarisht jam tërhjekur nga gara për deputet në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Duke qenë shumë e vështirë të jemë njëkohsisht shef i shtabit dhe kandidat për deputet, përmes këtij veprimi dua të jap mesazhin unifikues mbrenda degës së PDK-së në Prizren dhe :

– Ti përkushtohem shtabit zgjedhor për të ngritur nivelin organizativ

– Ti perkrah kandidatët e degës që kan ambicje për te garuar

– PDK të del fituese në Prizren si dhe në Kosovë

– Me sukses në këto zgjedhje të trasojmë rrugen për fitore në zgjedhjet lokale /GazetaePrizrenit 

Asnjë koment

Comments are closed.