25-04-2024

Totaj thotë se është keqkuptuar

Kreu i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka thënë se tha se deklarata e tij për bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka është keqkuptuar.  Përmes një postimi në faqen e tij në “facebook” ai ka përsëritur se do të ketë qasje konstruktive për projektet e rëndësishme në të mirë të qytetit, ndërsa  ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën, shkruan “GazetaePrizrenit”.

Postimi i plotë i tij:

“Pas marrjes së postit të kryesuesit të asamblesë komunale nga ana e opozitës së bashkuar me kandidatin e PDK-së, postimi im rreth këtij zhvillimi duket se nuk është kuptuar ashtu si është menduar, prandaj konsideroj se ja vlen të qartësohet.

Me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, karshi pushtetit lokal aktual, PDK-ja ne Prizren do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha partitë tjera opozitare”.

“Megjithatë do të mbajmë qasje konstruktive dhe nuk do të bllokojmë projektet që janë me rëndësi vitale për funksionimin normal të qytetit te Prizrenit”, ka shkruar Totaj./ GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.