Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj sot e ka akuzuar pushtetin lokal se e ka dyfishuar taksën komunale për biznese.
Ai përmes një postimi në “facebook”, ka shkruar se nga 400 euro sa ishte taksa është bërë 800 euro.
Postimi i plotë:
Komuna e Prizrenit dyfishon taksën komunale për biznese !
Në kohën kur seriozisht do të duhej shqyrtuar mundesinë e pezullimit, ose të paktën të uljes së taksës komunale për bizneset e Prizrenit, Haskuka dhe VV e dyfishojnë ate.
Në vend se të ju ndihmohet bizneseve në kohë të vështirë të përballimit me pasojat ekonomike të pandemisë atyre ju rritet ngarkesa.
Foto, shembull i një biznesi.
Viti 2017: 400€
Viti 2018: 400€
Viti 2020: 800€