Totaj uron që viti 2020, të jetë më i suksesshëm
Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2020, duke i’u dëshiruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit në emër të strukturave të PDK-së.
Urimi i tij:
“Në këto çaste gëzimi, ne presim Vitin e Ri 2020, me krenari dhe mirënjohje më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet dhe përkushtimet për arritjet tona. Uroj me dëshirë që Viti i Ri 2020, të jetë më i suksesshëm se viti që po e lëmë pas.
Viti i Ri 2020, le të jetë vit i angazhimeve të përbashkëta politike, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Le të jetë ky Vit i Ri, një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe dhe dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj”. “Urime dhe Gëzuar Viti i Ri 2020!” thuhet në urim./GazetaePrizrenit.net