Totaj: Vetëvendosja ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin
Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së në Prizren, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane një ditë më herët e cila i bën thirrje Kryetarit Haskuka ta shkarkoj një drejtor të komunës që ka aktakuzë.
Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin siç ka bërë PDK-ja.
