21-03-2025

“Tradita” e vjedhjeve në Ramazan: Hajnat në një shtëpi të Prizrenit vjedhin para, ari e armë

Në Prizren hajnat kanë kryer vjedhje në një shtëpi. Rasti u raportua në orët e mbrëmjes nga pronari i shtëpisë, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.

Gazeta Sinjali raporton se bazuar në deklaratën e viktimës, të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë dhe kanë ‘avulluar’ para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 3.000 euro, si dhe një armë zjarri.

  
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.