19-08-2026

Arrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla i OVL-së: Nuk është veteran i UÇK-së, do vazhdojmë verifikimet lidhur me rastin

Një 49 vjeçar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar në Krasovici, pikën kufitare Kroaci-Mali i Zi.

B.B, nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt ishte i kërkuar nga Interpoli, bazuar në një fletarrest nga Serbia.

Sipas raportimeve të mediave kroate, i njëjti akuzohet për krime të luftës.

 

Nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla, deklaroi për Klankosova.tv se bazur në informacionet fillestare, ai nuk gjendet në listat e veteranëve.

“Për personin për të cilin ju po interesoheni, bazuar në verifikimet që kam bërë deri më tani nuk figuron në listat e zonës së Nerodimës. Po ashtu kam hulumtuar edhe në zonën e Kosharës, as aty nuk ka ndonjë person me këtë emër. Pra, 99% ky nuk është veteran, nuk ka përfituar çertifikatë të veteranit”, deklaroi Syla.

“Kam kontaktuar edhe me kryetarin e OVL-së në Ferizaj, as ai nuk ka gjetur diçka. Por, ne do të vazhdojmë verifikimet lidhur me rastin”, deklaroi numri dy i OVL-UÇK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.